Sport

Dumoshi premton stadium edhe në Skenderaj

Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka premtuar stadium të ri edhe në Skenderaj, pas vizitës së bërë në këtë qytet ku u prit nga kryetari i komunës, Bekim Jashari.

Ishte Bekim Jashari, ai që e prezantoi idenë e ndërtimit të një stadiumi, të cilin e ka të nevojshëm qyteti të cilin ai e udhëheqë, njofton Insajderi.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Këtë ide të Jasharit, e ka mbështetur menjëherë ministrja Dumoshi, e cila ka premtuar angazhim në realizimin e këtij projekti.

Dumoshi, disa javë më parë, ka premtuar ndërtimin e një stadiumi edhe në qytetin e Ferizajt pasi ky qytet, momentalisht është pa stadium, pas shkatërrimit që i është bërë stadiumit “Ismet Shabani”./Insajderi.com.