Sport

Dukagjini mposht Istogun si mysafir në gjysmëfinalen e parë të Kupës

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të rëndësi

Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Istogut në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale për Kupën e Kosovës. Klinasit e fituan takimin e zhvilluar në ‘Demush Mavraj’ me rezultat 2:1, njofton Insajderi.

Të parët që kaluan në epërsi në një teren aspak të përshtatshëm nga reshjet e borës, ishin miqtë nga Klina, autor i golit ishte kapiteni Altin Merlaku (28’). Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat minimale në favor të mysafirëve.

Pjesa e dytë dhuroi edhe dy gola, nga një gol për secilën skuadër.

Fillimisht barazuan rezultatin nikoqirët me Ragip Mazrekaj (75’), teksa pas vetëm një minutë riktheu epërsinë për Dukagjinin, Abedin Merlaku, që doli të ishte edhe goli i fundit i derbi të ekipeve nga Liga e Parë, e që janë pretendente në grupin A, së bashku me Malishevën për ngjitje në Superligë.

Ndeshja e kthimit, në Klinë, zhvillohet me 21 prill. /Insajderi.com