Sport

Dugarry: Messi është një fëmijë 1.5 metra dhe gjysmë autik

Një deklaratë e ish futbollistit të kombëtares

Një deklaratë e ish futbollistit të kombëtares së Francës, Christophe Dugarry ka tronditur mediumet botërore, pasi ka ofenduar futbollistin e Barcelona, Lionel Messi.

‘Nga kush ka frikë Griezmann? Nga një fëmijë i cili është 1.5 metra i gjatë dhe gjysmë autik?’

‘Krejt cka duhet të bëjë është ti tregoj topat e tij në një moment’.

‘E kam thënë qe një vit se Griezmann ka problem me Messin, ai duhet ta godasë atë në fytyrë’.

Sigurisht, komentet e Dugarry shkaktuan zemërim në të gjithë botën e futbollit dhe ai bëri një kërkim falje në rrejte sociale, por më vonë vendosi të fshijë përgjigjen nga llogaria e tij.

‘Sinqerisht, më vjen keq për gjerësinë dhe thellësinë e fjalëve të mia për Lionel Messi. Nuk kam dashur të stigmatizoj njerëzit me çrregullime të autizmit, ky nuk ishte qëllimi im’.

Dugarry është ish futbollist i Milan, Barcelona e Marseille, si dhe kampion Bote dhe Evrope me Francën.

Insajderi.com