Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa nuk ka harruar as këtë 28 Nëntor që t’i uron shqiptarët.
Ajo, mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.
Me këtë foto, ajo uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa shprehet krenare që është shqiptare.
“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! KRENARE QË JAM SHQIPTARE. URIME DITA E PAVARËSISË!!”, ka shkruar Dua.