Dua Lipa në mesin e Beyonce e Taylor Swift, nominohet gjashtë herë për çmimet prestigjioze të muzikës, Grammy Awards.
Më 31 janar të vitit 2021 do të mbahet për të 63-tën herë evenimenti i “Grammy Awards”.
Dua Lipa së bashku me Beyoncé e Taylor Swift kësaj radhe dominojnë në nominimet e çmimeve.
Dua po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.
Nominimet e Dua Lipës:
Albumi i vitit
Future Nostalgia — Dua Lipa
Kënga e vitit
Don’t Start Now
Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit
Don’t Start Now
Performanca më e mirë POP
Don’t Start Now
Albumi më i mirë POP
Future Nostalgia
Bashkëpunimi më i mirë
UN DIA (ONE DAY)
J Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny & Tainy
