Showbiz

Dua Lipa e para në listën vjetore të Billboard për “100 artistet më të dëgjuara të vitit”

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare.

Meqenëse jemi në fundvit, të gjithë janë kureshtar të dinë se kush nga artistët ishte më i suksesshëm gjatë këtij viti.

Së fundi, “Billboard” publikoi listën vjetore për “top 100 artistet më të dëgjuara gjatë vitit 2020”.

Këtë listë të gjatë e kryeson këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë 2020-ës numëroi suksese të njëpasnjëshme.

Dua doli e para në listën e “Billboard Hot 100”, duke lënë pas Megan Thee Stallion si dhe Billie Eilish.

Dua Lipa doli shumë e suksesshme edhe në statisikat e nxjerra nga platforma “Spotify”, ku u dëgjua plot 3.8 milardë herë gjatë këtij viti.