Kosovë

Driton Selmanaj: Kurti ka qasje antiamerikane dhe ka ofenduar SHBA’në

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka deklaruar se Albin Kurti ka qasje antiamerikane pasi ka fyer e poshtuar rolin e SHBA’së sa ishte kryeministër.

Selmanaj tha se Albin Kurti ka fyer dhe ka ofenduar rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe për këtë Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar duke e rrëzuar nga pushteti.

Ai tha se qasja e Kurtit është qasje antiamerikane dhe këtë e ka vërtetuar duke ia thënë edhe ambasadori Richard Grenell.

“Ne nuk e kemi thënë këtë pa argumente, këtë e ka thënë edhe vet ambasadori Grenell, sjellja e Albin Kurtit në raport me SHBA’të nuk mund të kuptohet ndryshe përpos qasje antiamerikane”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se Kurti përdori shumë media ndërkombëtare ku fyente ambsadorin Grenell dhe fyente rolin e SHBA’së në dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu, ai tha se Kurti fliste se në SHBA po e prisnin thika, harta, gjak e shampanjë, por kjo ishte gabim sepse ishte një qasje antiamerikane.

“Tendenca e Kurtit se kujdeseni nga ky person ose shkrimet që i bënte nëpër shumë media ndërkombëtare, ku fyente ambasadorin Grenell dhe rolin e Amerikës në këtë proces, ose kur fliste në Kuvendin e Kosovës se atje po na pret ndamje, harta, thika, gjak, shampanjë, çfarë qasje o kjo, pro amerikane, jo kjo është gabim, LDK nuk ja dha këto atribute, ato ja dha vetes Kurti, antiamerikanizmin”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se sjelljet e Albin Kurtit në raport me SHBA’të është antiamerikane.