Lajme

Driton Selmanaj i çon të fala Vetëvendosjes

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zhvillimet që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.

 “Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDK”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Kujtojmë që sot LVV-ja nuk lejoi mbajtjen e seancës ku prezent ishte edhe Selmanaj.

Duke protestuar ata u shprehën kundër qëndrimit të Selmanajt në seancë kjo për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.