Sport

Drita mposht bindshëm Besën në Pejë

Kampionët aktual të Superligës së Kosovës, Drit

Kampionët aktual të Superligës së Kosovës, Drita nga Gjilani ka mposhtur me rezultat bindës prej 4:1 Besën në Pejë, njofton Insajderi.

Nga rezultati i takimit shihet që ndeshja ishte dominuar plotësisht nga mysafirët, që nga fillimi e deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Pas vetëm katër minutash lojë, Drita shënoi golin e parë me Haxhimusën, ndërsa në minutë e 12’ të ndeshjes, mysafirët shënuan përsëri, kësaj radhe me Fazliun.

Në minutën e 18’ të takimit, nikoqirët ngushtuan përkohësisht rezultatin me anë të Krasniqit, i cili realizoi një gol të bukur. Ndërsa, epërsinë prej dy golash, Drita e riktheu pesë minuta para se skuadrat të shkojnë në pushimin mes dy pjesëve, realizatori i golit të tretë, ishte përsëri Haxhimusa.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi vetëm një gol, Fazliu (64’) realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për gjilanasit, duke mbyllur takimin me shifrat përfundimtare, Besa 1:4 Drita.

Pas kësaj fitore, Drita ka mbledhur 26 pikë dhe ndanë pozitën e parë me Ballkanin me pikë të njëjta, ndërsa pas kësaj disfate, Besa mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë. /Insajderi.com