Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, çifti më i komentuar i publikut shqiptar, po shijon romancën e tyrë pa u fshehur më. Gjatë fundjavës Arbana me stafin e saj ‘’Dua të të bëj të lumtur’’ kanë udhëtuar drejt Thethit për regjistrimet e emisionit ku pjesë e saj është edhe i dashuri Eduarti.
Çifti ka publikuar foto dhe video në profilin e tyre në Instagram, ku në një nga fotot që Eduarti ka publikuar Arbana e ka komentuar ‘’Drita’’, dhe regjisori i ka kthyer komentin duke i derguar një zemër. Siç shihet çifti di si ta fitojnë zemrën e njëri-tjetrit.