Maqedoni

Drejtuesit e Postave të Maqedonisë po shqyrtojnë mundësinë për privatizim dhe një partneritet publik-privat

Privatizim apo partneritet publik- privat për Postën e Maqedonisë? Kreu i këtij institucioni, Jani Makraduli thotë se të dy opsionet janë në lojë. Siç tha ai, postat rajonale nga ish-shteti, e njohin mirë infrastrukturën tonë dhe do ishin të interesuara.

Të gjithë janë të interesuar sepse të gjitha postat e rajonit e dinë dhe të gjitha janë ndërtuar në të njëjtin parim, e dinë se ka infrastrukturë të mirë, e dinë se ka dije brenda postës, mbulimi është i madh dhe kjo për ta është avantazh që duhet të shfrytëzohet. E dinë që është biznes fitimprurës edhe pas periudhës së covidit,” tha Makraduli.

The post Drejtuesit e Postave të Maqedonisë po shqyrtojnë mundësinë për privatizim dhe një partneritet publik-privat appeared first on Alsat.