Lajme

Drejtori i Infektivës e merr vaksinën Anti Covid

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Klinikën Infektive dhe infektologu, Izet Sadiku e ka marrë sot vaksinën Anti Covid.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tashmë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor.

Ekipi i Gazetes po qëndron në këtë klinikë, prej ku raporton se është vaksinuar edhe drejtori i kësaj klinike, Izet Sadiku.