Lajme

Drejt Kushtetueses, fati i Besnik Muçit në dorë të KPA

Pas disa seancash, Kolegji i Posaçëm i Apelim

Pas disa seancash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur përfundimisht hetimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, dhe pritet të japë vendimin final më 21 nëntor, për shkarkimin ose konfirmimin e tij në detyrë. Ish-prokurori Muçi kaloi me sukses shkallën e parë të Vettingut, duke u konfirmuar në detyrë, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik.

Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti ndodhet në kushtet e mosdeklarimit të saktë të pasurisë, pasi nuk e justifikoi plotësisht atë. Komisioneri Publik kërkoi nga KPA shkarkimin e të dekretuarit nga presidenit Ilir Meta për gjyqtar kushtetues.

Për pasurinë 57 m2 blerë në vitin 2006, subjekti ka deklaruar disa hua nga babai dhe xhaxhai. Nga krahasimi i deklaratës së vitit 2006 me deklaratën veting ka mospërputhje”, tha Komisioni Publik, i cili vlerësoi se nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm për huatë e marra.

Po ashtu nuk ka dokumentacion te mjaftueshëm për aftësinë financiare të të afërmve që i kanë huajtur para”, shtoi më tej ai.

Kontaktet me biznesmenin
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale. Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Armand Lilo, pronar i kompanisë së ndërtimit “Arlis shpk” në Tiranë , person që sipas DSIK rezulton me probleme ligjore.

Sipas raportit të DSIK, gjyqtari Besnik Muçi i detyrohet biznesmenit Lilo shumën prej 21 mijë euro, pasi te ai ka blerë një banesë. Kontakti me këtë person konsiderohet si i papërshtatshëm. Muçi tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin.


Etiketa: , ,