Sport

Dormund mposht Werderin e Milot Rashicës

Ditën e sotme, Borussia e Dortmundit mposhti 4-

Ditën e sotme, Borussia e Dortmundit mposhti 4-1 skuadrën e Werder Bremenit, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Bundesligës gjermane, njofton Insajderi.

Ishin miqtë të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 14-të me anë të sulmuesit Milot Rashica, i cili realizoi golin e dytë brenda pak ditëve, pas atij të shënuar ndaj Leipzigut javën e kaluar.  ‘Verdhezinjtë’ morën frenat e lojës në dorë teksa gjetën golin e barazimit me Reyna në minutën e 29-të.

Ishte sulmuesi Haaland i cili realizoi dy herë brenda katër minutave në pjesën e parë, përkatësisht në të 34’ me penallti dhe në të 38’. Pjesa e dytë ishte e qetë, teksa Hummels shënoi golin e katër për Dortmundin në minutën e 87-të të takimit. Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e pestë në renditje, me katër pikë më pak se Frankfurti i vendit të katërt. /Insajderi.com