Maqedoni

Dorëheqja e Spasovskit dhe Bushit, një nga skenarët e mundshëm pas arratisjes së Mijallkovit?

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot për në orën 15:00 ka njoftuar një komunikatë për shtyp. Spasovski në këtë komunikatë pritet të prononcohet për arratisjen e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe për përgjegjësit e ministrisë që ai drejton. Por, sipas informacioneve të Alsatit, gjatë këtij prononcimi nuk përjashtohet as dorëheqja e tij dhe varësit të tij, Nazim Bushit.  Ndërsa dje Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Gjykatës, ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për të akuzuarin e parë në rastin “Target-Fortesa” dhe ish kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili që nga dita e diel është i pakapshëm për policinë. Mijallkov u “zhduk” katër ditë para aktvendimit për rastin “Target-Fortesa”.

The post Dorëheqja e Spasovskit dhe Bushit, një nga skenarët e mundshëm pas arratisjes së Mijallkovit? appeared first on Alsat.