Kosovë

Donika Gërvalla pranon detyrën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka pranuar detyrën ministrore që iu dha një ditë më parë nga Kuvendi i Republikës, me votimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti

Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe punë ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës.

Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës, andaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbështetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, tha ajo.

Njoftimi i plotë:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, të martën, pranoi detyrën ministrore që iu dha një ditë më parë nga Kuvendi i Republikës, me votimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Pasi u njoh me strukturën aktuale, znj. Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe pune ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës.

“Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diaspores, prandaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e Kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbëshetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, tha ndër të tjera drejtuesja e re e diplomacisë kosovare.