Teknologji

Donald Trump nuk do të mund të “cicërojë” më

Ndalimi i Donald Trump nga platforma e mediave

Ndalimi i Donald Trump nga platforma e mediave sociale Tëitter do të qëndrojë edhe nëse ai kandidon për Shtëpinë e Bardhë përsëri – dhe edhe nëse ai fiton përsëri, tha një ekzekutiv i lartë të mërkurën, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi

Bllokimi i përhershëm i ish-presidentit nga Twitter është i përhershëm, tha zyrtari kryesor financiar i Twitter, Ned Segal, gjatë një interviste në CNBC kur ai u pyet nëse privilegjet e Trumpit në Twtter mund të riktheheshin nëse ai kthehet ndonjëherë në pushtet.

“Mënyra se si funksionojnë politikat tona është kur hiqeni nga platforma, ju hiqeni nga platforma”, tha Segal.

Ai shtoi: “Pavarësisht nëse jeni komentator, jeni një drejtor, ose jeni ish-zyrtar publik apo aktual, mos harroni, politikat tona janë krijuar për t’u siguruar që njerëzit mos të nxisin dhunë, dhe nëse dikush e bën këtë, ne duhet t’i heqim ata nga shërbimi dhe politikat tona nuk lejojnë që njerëzit të kthehen”. /Insajderi.com