Showbiz

“Dola te Ola”, programi më i ri në “News24” nga Ola Bruko dhe vëllezërit Prifti: Ja çfarë e nxiti këtë bashkëpunim

E diela në mbrëmje vjen ndryshe në “News24”.

E diela në mbrëmje vjen ndryshe në “News24”. Moderatorja Ola Bruko sjell programin e saj “Dola te Ola”, një show në bashkëpunim me muzikantët e mirënjohur Stefi dhe Endri Prifti.





Të ftuar në “Vila24” për të folur mbi këtë projekt, të tre preferuan të mos japin shumë detaje, duke zbardhur vetëm pak informacion, me qëllim që gjithçka të mbetet për t’u zbuluar të dielën në orën 20:00.

Ola tha se është një ide e saj e pjekur në kohë, ndërsa vëllezërit Prifti dukeshin të kënaqur që  propozimi interesant i Olës erdhi në një kohë kur arti vuan nga mungesa e shfaqjeve dhe koncerteve në prani të publikut, për shkak të pandemisë.

Në mbrëmjet e “Dola te Ola” do takojmë figura të njohura për publikun, do shohim anën tjetër të tyre, të zhveshur nga petku i profesionit, me kujtimet, krijimet e tyre, ndërthurur me aktualitetin e ditës. Pjesë e rëndësishme e këtij programi është edhe muzika, që na fton të qëndrojmë mes rrëfimesh, këngësh dhe intepretimesh të këndshme.