Kuriozitete

Doktori që u nxi nga koronavirusi shfaqet për herë të parë në publik që pas shërimit

Një doktor kinez, lëkura e të cilit u nxi për shkak të trajtimit nga koronavirusi, është shfaqur në publik për herë të parë që kur i është kthyer ngjyra normale.

42-vjeçari Yi Fan u prek nga Covid-19 në janar, kur po kujdesej për pacientët në një spital të Wuhanit. Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës u shkaktua nga një antibiotik që mori gjatë terapisë intensive.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në një video të postuar nga “Hubei Today”, mjeku duket në formë shumë të mirë dhe në klip shihet duke falenderuar një doktor që e ndihmoi në luftën kundër koronavirusit.