Showbiz

Dojna Mema zbulon planet e së ardhmes me Vlashent Satën, por ja kushti që i ka vendosur partnerit

Dojna Mema, prej kohësh është në një romancë me

Dojna Mema, prej kohësh është në një romancë me këngëtarin Vlashent Sata, por moderatorja ka treguar se ka ca “kushte” kur bie fjala për të ndërmarrë një hap si martesa.





Ajo zhvilloi një intervistë të shkurtër në InstaStoryn e saj, ku u përball më pyetje të ndryshme nga ndjekësit, dhe sigurisht që nuk i shpëtoi dot dhe pyetjeve lidhur me partnerin e saj.

Një nga ndjekësit e pyeti: “Kur e ke në plan të martohesh?”  “Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri.

Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,- u përgjigj Dojna.