Lajme

Doganat nuk gjejnë paqe/ “Mapo” mëson pse u largua Arlind Gjokutaj

Dogana e vendit nuk po gjen paqe… Drejtori i

Dogana e vendit nuk po gjen paqe… Drejtori i emëruar në fund të muajit mars, Arlind Gjokutaj ka dhënë dorëheqjen. Burimet thanë se Gjokutaj ka kërkuar dorëheqjen që në fillim të muajit Tetor, por vetëm dje është konfirmuar largimi i tij.

Nga dje timonin e Drejtorit të Përgjithshëm e ka marrë Gjon Bardhi, i cili mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion.

Nuk ka një deklaratë publike mbi arsyet e dorëheqjes, por burime të besueshme të Mapo-s thanë se z. Gjokutaj ka shfaqur pakënaqësi për shkak të lobingjeve dhe ndërhyrjeve që bëheshin në dogana.

“Më lini të bëj detyrën, ose largohem”, mësohet se ka thënë ai pak kohë më parë.

Gjokutaj u emërua në detyrë, në fund të marsit në të njëjtën kohë me Enton Duron te Tatimet por ky i fundit u largua në korrik të këtij viti, duke mbajtur detyrën vetem tre muaj.

/Mapo.al


Etiketa: , , , , , ,