Lajme

Dodik mbështetë idenë për “botën serbe”

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë e Herce

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik, thotë se e mbështetë plotësisht idenë për krijimin e të ashtuquajturës “botë serbe”, transmeton Insajderi.

Sipas tij, kjo ide qëllim të vetëm do të kishte “bashkëpunimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor serb”.

Këtë ide e shfaqi për herë të parë ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Dodik tha se e përkrah, sepse është “patriotike dhe nuk ka kurrfarë pretendimesh territoriale”.

“Kjo ide ka për qëllim bashkëpunimin dhe ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës serbe. Këtë gjë e kanë bërë shumë popuj para nesh dhe askush nuk ka bërë probleme. Por, kur serbët dalin me këtë ide, menjëherë bëhet zhurmë dhe ngrihen tensionet”, tha Dodik, raporton REL.

Ai tha se për “krijimin e botës serbe”, është e nevojshme që Serbia të jetë ekonomikisht e suksesshme, e udhëhequr mirë dhe “të ketë një ushtri që është në gjendje ta shpëtojë atë, ashtu si edhe serbët kudo që jetojnë”. /Insajderi.com