Lajme

Djaloshi që goditi me shuplakë presidentit francez, pritet të dënohet me 18 muaj burg

Zyra e prokurorit në Valence, ka kërkuar 18 mua

Zyra e prokurorit në Valence, ka kërkuar 18 muaj burg për francezin, Damien Tarelin që pranojë që goditi me shuplakë presidentin francez, Emmanuel Macronin, transmeton Insajderi.

Sipas ‘Gardian’, qytetari akuzohet për sulm ndaj një zyrtari publik, për të cilin mund të marrë një dënim maksimal prej tre vjet burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro.

Kjo media ka shkruar sulmi ndaj Macronit ka tronditur Francën dhe është dënua nga të gjitha partitë politike.

“Macron tha se ishte një incident i izoluar dhe se dhuna e urrejtja ishin një kërcënim për demokracinë”, është thënë në arikullin e publikuar.

Macron ishte duke vizituar Drome pas pandemisë, vititë që bëri më pak se një vit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale./Insajderi.com