Kosovë

Djaloshi nga Deçani e kalon natën e Vitit të ri me 19-vjeçaren që dëshiron t’ia japë veshkën

Nazlije Sherifi, 19 vjeçarja nga Mitrovica së cilës pritet t’i kryhet transplanti i veshkës së dhuruar nga Valmir Deçani, nëse analizat rezultojnë se veshkët përshtaten, ka pritur vitin e ri bashkë me dhuruesin e veshkës në Spitalin e Mitrovicës.

Një fotografi me ta e postoi doktori Remzi Rrahmani, për të cilët u shpreh se këta njerëz të japin jetë, motiv, dashuri e dhembshuri.

Shkrimi i plotë nga doktori:

Me të mrekullueshmen Nazlije dhe të madhin Valin po e presim vitin e ri 2021 në Spitalin e Mitrovicës. Këta njerëz të japin jetë, motiv, dashuri e dhembshuri. E këndshme biseda me ta.Nazlijes i uroj shërim të shpejtë, Valit shëndet të plotë dhe të gjthë juve miq të dashur ju uroj gëzim dhe hare në familjet tuaja.