Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur dje në një takim liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Bushati, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës”, shkruan Ditmir Bushati.
Postimi i plotë
Me Albinin në një bisedë dje në Tiranë mbi sfidat që e presin si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, si parakusht për të kontribuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.
Gjatë vizitës së tij 3-ditore në Tiranë, Albin Kurti ka takuar kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Etiketa: Albin Kurti, Ditmir Bushati, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha, Sali Berisha, takim, Vetëvendosje