Lajme

Diskutohet kërkesa për raportim nga ish-gjyqtari i EULEX-it, Selmanaj: Komisioni të ketë kujdes

Komisioni për Legjislacion ka mbajtuar mbledhje

Komisioni për Legjislacion ka mbajtuar mbledhjen e radhës ku u diskutua dhe kërkesa e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, që të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni, përcjell Insajderi.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka kërkuar nga kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, që të shpërndahet kërkesa edhe tek anëtarët e tjerë të komisionit.

Në lidhje me këtë reagoi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili tha se komisioni duhet të ketë kujdes në adresimin e kësaj çështje, pasi që mund të dalin jashtë mandatit që e kanë.

“Nuk jam i sigurt se Komisioni për Legjislacion është adresë për njerëz që kanë bërë, ose nuk e kanë bërë punën si duhet dhe për mekanizmat ndërkombëtarë me misione në Kosovë për të ardhur dhe për ta raportuar neve, ose shpërla vetën pse s’kanë punuar ose diçka tjetër. Nuk mundemi ne të shndërrohemi në instancë gjyqësore, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë Selmani.

Kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka deklaruar ditë më parë se në mbledhjet e ardhshme do të vendosin për një datë kur do të dëgjojnë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX-it.

Ndërsa, vitin e kaluar, ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, kishte thënë se ky mision në disa raste nuk i ka zbatuar parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në Kosovë.  /Insajderi.com