Shëndetësi

Disa përfitime të jashtëzakonshme që merrni nga portokalli

Portokallët janë thjesht të mrekullueshëm.

Portokallët janë thjesht të mrekullueshëm. Jo vetëm që janë super të shijshëm, por më e rëndësishmja, sjellin shumë efekte pozitive në shëndetin tonë. Më poshtë abcnews.al ju sjell disa nga përfitime që merrni nga ky frut!





Portokallët mbajnë sytë shëndetshëm

Vitamina C e gjendur në portokall përmirëson shëndetin e enëve të gjakut në sy, duke ngadalësuar degjenerimin molekular që ndodh me moshën.

Luftojnë kancerin

Sipas Institutit Amerikan të Kërkimeve mbi Kancerin, fibrat dietike “convincngly” ulin rrezikun e kancerit kolorektal, ndërsa frutat në përgjithësi ulin rrezikun e kancerit të mushkërive, stomakut, gojës, faringut, laringut dhe ezofagut.

Përmirëson shëndetin e lëkurës

Nëse doni lëkurë të shëndetshme, hani sa më shumë portokalle. Vitamina C ndihmon në sintetizimin e kolagjenit, një proteinë që është thelbësore për ndërtimin e një lëkure të shëndetshme.

Ndihmon në rregullimin e shëndetit të trupit

Vitamina C në portokall është e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e indeve në të gjithë trupin. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, vitamina C ndihmon në shërimin e plagëve dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve.