Maqedoni

Dimitrov: Skadimi i kontratës së punës me afat të caktuar, nuk është shkelje e të drejtave të punëtorëve

Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësv

Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, ndryshe nga kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Darko Dimovski, vlerëson se të drejtat e punëtorëve gjatë krizës nuk ishin shkelur nga punëdhënësit, por që kriza financiare, e cila ndihet më gjerësisht, ka kontribuuar që pronarët e kompanive të mos mund t’i zgjasin kontratat e punës me punonjësit e tyre.

– Advertisements –


Kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia shkaktoi krizë ekonomike, duke ulur porositë, duke shkëputur zinxhirët e furnizimit etj dhe disa nga kompanitë, të cilat synonin të zgjasnin kontratat me afat të caktuar, erdhën në situatë për të mos mund t’i zgjasin ato,” tha Dimitrov.