Maqedoni

Dimitrov: Për gjuhën dhe identitetin nuk mund të flitet

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot kishte fjalën e tij hyrëse në online konferencën e titulluar: Vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së – Sfidat dhe mundësitë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, nën organizimin e Fondit Evropian Ballkanit, BiEPAG dhe Instituti Danez për Politikë të Jashtme, ku së bashku me politikan danez, ekspert të rajonit dhe përfaqësues të BE-së si dhe think-tenk organizatat evropiane debatuan për çështjet për atë se si mund BE të sigurojë mbrojtje të sundimit të ligjit në BE dhe mes vendeve të rajonit dhe politika e BE-së a e dha efektin e dëshiruar vendeve kandidate për aderim, si dhe për statusin e procesit të zgjerimit të vendit nga Ballkani Perëndimor.

Në kontekst të temës së panelit “Çka Evropa” në të cilën fjalën e tij si folës kryesor kishte Zëvendëskryeministri Dimitrov , ai potencoi se “ekzistojnë dy magnete të cilët i tërheqin qytetarët e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. I pari është prosperiteti dhe lidhet me tregun e përbashkët evropian. I dyti janë vlerat evropiane të cilat janë demokracia, sundimi i ligjit, gjyqtar të pavarur, lufta kundër korrupsionit, llogaridhënia, mediat e lira, ajri i pastër dhe uji. Gjithmonë kur bëhen kompromise lidhur me magnetin e dytë. BE bëhet më pak tërheqëse.- tha Dimitrov.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në pyetjen ” Çka i nevojitet Bullgarisë ta ndryshojë qëndrimin lidhur me Maqedoninë e Veriut?” Dimitrov u përgjigj Nuk do të heqim dorë nga përpjekjet. Mbetemi të përkushtuat të gjejmë dalje, por vetëm në korniza të asaj çka është e mundur.

“Nuk do të heqim dorë nga përpjekjet. Mbetemi të përkushtuat të gjejmë dalje, por vetëm në korniza të asaj çka është e mundur. Ne jemi plotësisht të përkushtuar detyrave që dalin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, por nuk mund të flasim apo të negociojmë për gjuhën dhe identitetin. Gjuha nuk mund të jetë pengesë e miqësisë nëse ajo miqësi bazohet në respekt të ndërsjellë dhe ne do të vazhdojmë ti bindim fqinjët tanë në Sofje kjo është kështu”. Nuk është mençuri historia të bëhet çështje diskutimi mes politikanëve, ajo duhet t’ju mbetet historianëve. Nuk mund ta ndryshojmë historinë, por mund ta ndryshojmë të sotmen dhe të nesërmen”, deklaroi Dimitrov.