Maqedoni

Dimitrov: Është e rëndësishme bisedimet të fillojnë gjatë presidencës gjermane

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov nuk

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov nuk pret probleme nga Bullgaria për gjuhën maqedonase, pasi sipas tij, gjuha nuk mund të jetë çështje e hapur në Evropë në vitin 2020. Sipas tij është e rëndësishme për besueshmërinë e BE-së që negociatat për anëtarësim të fillojnë në gjashtë mujorin e parë të presidencës gjermane, duke pasur parasysh edhe faktin se Shkupi e Sofja do ta bashkë-organizojnë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në tetot ose nëntor. Komentet Dimitrov i bëri gjatë promovimit të iniciativës së Qeverisë, Forumi i Prespës për dialog, bashkëpunim dhe zgjidhje të kontesteve ndërkombëtare, që nga viti i ardhshëm do të mbahet në përvjetorët e Marrëveshjes së Prespës.

Gjuha maqedonase është punë e jona, është shprehje e të drejtës sonë për vetëvendosje dhe nuk mund të flasim për integrim evropian nëse kjo është sfidë, ashtu siç nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë që paraqet respekt të ndërsjellë. Siç dëgjuam nga ministri gjerman, Haiko Mas, do të kemi mbështetje të madhe dhe është e rëndësishme edhe për besueshmërinë e BE-së të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare gjatë presidencës gjermane – deklaroi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Anesa Salihu