Bota

Dikush hedh mijëra franga në kutinë postare të një komune zvicerane

Një pikë e buxhetit të vitit 2019 të komunës Kirchleerau, Kantoni Aargau ka zgjuar kureshtje për misteriozitetin e saj.

Nën pikën “Shpenzimet dhe të ardhurat neutrale” thuhet: “Afatet e e pritjes për pagesat e ardhura në vitet e mëparshme (paratë në kutinë postare të kancelarisë së komunës) prej gjithsej 3.000 frangash kanë skaduar, në vitin 2017 dhe 2019 kështu që janë regjistruar si të ardhura në këtë llogari”, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Por, a janë hedhur para të gatshme në kutinë postare të zyrës së kësaj komune? Alex Bissola, Shefi i Financave, e konfirmon këtë, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2012, për herë të parë, një zarf me 1000 franga ishte gjetur në kutinë postare, me një shënim: “1000 franga për kompensim të pagesës së  taksës”.

Sipas burimit të gazetës, dyshohet për një person të moshuar. Janë bërë përpjekje për ta gjetur këtë dhe gjithashtu janë hulumtuar njerëzit, banorë të kësaj komune, të cilët kishin pasur detyrim ndaj komunës, përcjell albinfo.ch. Në një fshat me 877 banorë, kjo gjë duket e lehtë. “Por ne thjesht nuk mundëm të gjenim se nga kush kanë ardhur paratë”, thotë Bissola.

Për më tepër, në vend të ndonjë dëshmie për prejardhjen e parave, dy vjet më vonë janë shtuar edhe 2000 franga të tjera, në të njëjtën mënyrë, dhe, sipas burimit, nga i njëjti person.

Kështu, nisur nga e dhëna se nga kërkimi mund të hiqet dorë pas pesë vitesh mungese të dëshmisë, 3000 franga tani konsiderohen “para neutrale të komunës”.