Lajme

Digjet shtëpia në Obiliq, shpërthen bombola e gazit

Gjatë orëve të vona të së mërkurës është djegur një shtëpi në Obiliq, nuk ka njerëz të lënduar.

Dolën nga shtëpia për të vizituar të afërmit.

Por familja Aliu nuk e gjeti shtëpinë ashtu siç e la derisa po dilnin.

Ata panë këtë pamje kur u kthyen.

Cdo gjë ishte e djegur, madje edhe këpucët para shtëpisë.

Kjo për shkak se shtëpia u kaplua nga flakët gjatë orëve të vona të së mërkurës.

Arben Aliu, pronari i kësaj shtëpie tregon se ai ka dyshime që të ketë shpërthyer bombola e gazit që e përdornin në kuzhinë.

E Aliu këtë ndodhi e cilëson si një fatkeqësi për familjen e tij. 

Madje ai tregon se asgjë nuk mund të shpëtonte nga brenda për shkak të flakëve të mëdha.

Aliu me këtë rast shtoi se që qytetarët duhet të mësojnë nga këto fatkeqësi dhe të mos i përdorin më mjetet me gaz.

Ndërkohë kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi thotë se do të mundohen ta ndihmojnë familjen Aliu.

E nga Policia e Kosovës po thonë që hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë. 

E ky është vendi i vetëm i paprekur nga zjarri, aty ku edhe familja 5 anëtarëshe Aliu mund të strehohet aktualisht.