Lajme

Digjet një shtëpi në Prizren

Një shtëpi është kapluar nga flakët gjatë ditës së sotme në Prizren, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Zjarrëfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të zjarri.

Një shtëpi është duke u djegur në rrugën ‘Beteja e Pashtrikut’. Nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes si dhe Policia e Kosovës. Ka vetëm dëme materiale”, ka thënë policia.