Opinione

Diçka për gjyqtarët e gjykatave kushtetuese

Katë gjëra i takojnë gjyqtarit: ”të dëgjojë me

Katë gjëra i takojnë gjyqtarit: ”të dëgjojë me mirësjellje, të përgjigjet në mëyrë të mençur, të konsiderojë esull, dhe të vendosë në mënyrë të pavarur”. Thënë rreth 2400 vite më heret nga Sokrati , mund të konsiderohet si diçka që ka të bëjë edhe sot me gjyqtarët.

Kurse sot, në demokraci të zhvilluara gjyqtari dhe profesoni i tij vlerësohen dhe çmohen si pozitë dhe profesion që i përket kategorive të caktuar të personave duke qenë se, pos tjerash, duhet të janë simbol i pavarësisë dhe integritetit personal, paanësisë në interpretim dhe gjykim, dijenive të thelluara teorike dhe përvojës së dëshmuar praktike, etj.

E kur flitet për gjyqatrët e gjykatave kushtetuese, atëherë veçoritë e gjyqtarit do të duhet të kanë arritur kulmin e secilës karakteristikë veç e veç.

Prandaj të bëhesh gjyqtar i gjykatës kushtetuese është kulmi i ambicies së një djietari në fushën e drejtësisë. Është një funksion që i përket të dalluarve nga më të dalluarit. Këta janë mbrojtësit dhe rojat e kushtetutës. Këta janë interpretuesit më meritor të normës kushtetuese dhe normave të saj. Këta duhet të janë engjujt mbrojtës së saj.

Së këndejmi, është shumë vështirë të bëhesh gjyqtar i gjykatës kushtetuse. Jo gjithkush mund të bëhet gjyqtar i gjykatës kushtetuese. E shtetet kanë rregulla dhe procedura të veçanta për zgjedhjen e gjyqtarëve të gjykatave kushtetuese. Rregullat mund të mos janë për nga forma të njejta, por rëndësia dhe përmbajtja e tyre është sigurisht e njejtë.

Nga pikëpamja organizative (zgjedhja, përbërja, mandatet, etj) e gjykatave kushtetuese, ekzistojnë dallime, të cilat hasen kur bëhet një vështrim krahasues dhe një analizë e këtyre institucioneve të disa vendeve të rëndësishme ku ekziston pra një traditë e funksionimit të këtyre institucioneve).

Dallimet, para së gjithash ekzistojnë për nga numri i gjyqtarëve të gjykatave kushtetuese, numër ky që sillet nga 16 anëtarë në Gjermani, deri në tre gjyqtarë në Qipro. Përveç kësaj, gjyqtarët e gjykatave kushtetuese zgjedhen në mënyra të ndryshme. Dikund zgjedhen nga parlamenti, dikund i emëron shefi i shtetit e dikund tjetër zgjedhen edhe nga gjykatat.

Edhe në pikëpamje të kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarëve, ka zgjidhje të ndryshme, sepse dikund mandati i gjyqtarëve është më i gjatë e dikund më i shkurtër, e dikund tjetër gjyqtarët kanë mandat të përjetshëm (në Austri dhe në Turqi). Specifikat në organizimin e këtyre gjykatave më së miri vërehen, kur bëhet një vështrim krahasues i këtyre institucioneve në disa vende.

Austri: Gjykata Kushtetuese e Austrisë dallohet si më e vjetra dhe më e rëndësishmja. Ajo përbëhet prej 14 gjyqtarëve (dhe nga gjashtë zëvëndës anëtar) dhe këtë si vijon: kryetari, nënkryetari, 12 anëtarë dhe gjashtë zëvëndës të tyre. Këtu duhet nënvizuar se kryetarin, nënkryetarin dhe gjashtë zëvëndësit si dhe tre zëvëdës gjyqtar i zgjedhë Kryetari i Republikës në bazë të propozimit të Qeverisë Federale, kurse gjashtë gjyqtarët tjerë dhe trë zëvëndës i emëron Kryetari i Republikës në bazë të propozimit të Këshilit Nacional dhe Këshillit Federativ të parlamentit (tre gjyqtar dhe një zëvëndës vendosen në bazë të propozimit të Këshillit Federal dhe tre gjyqtarët e mbetur si dhe dy zëvëdës vendosen në bazë të propozimit sipas popozimit të Këshilli Nacional). Gjyqtarët për Gjykatën Kushtetuese të Austrisë propozohen nga rradhët e gjyqtarëve të shquar, zyrtarëve të administratës, profesorëve të universiteteve dhe ekspertëve të njohur në fushën e drejtësisë dhe mandati i tyre është i përjetshëm, por që kjo përjetshmëri mandati kufizohet me moshën 70 vjecarë të gjyqtarit të zgjedhur.

Gjermani: Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë dallon nga ajo e Austrisë si për nga numri ashtu edhe për nga mënyra e zgjedhjes së tyre si dhe për nga mandati. Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë i ka 16 gjyqtarë të cilët (qysh nga viti 1963) zgjedhen nga të dyja dhomat e Parlamentit, Bundestagut dhe Bundestratit, të cilat zgjedhin nga tetë gjyqtarë, e të cilët i shpallë Kryetari i shtetit. Kandidatët për gjyqtarë propozohen nga të gjitha grupimet dhe fraksionet parlamentare sikundër edhe nga qeveria federale dhe nga qeveritë vendore, por që këtu mandati i gjyqtarëve është i ndryshëm, sepse nga tetë gjyqtarë në secilën dhomë, tre zgjedhen deri në përfundim të shërbimit (mosha 70 vjeçare) ndërsa nga pesë gjyqtarët e mbetur, zgjedhen me mandat të kufizuar (tetë vjet).

Itali: Gjykata Kushtetuese numëron 15 anëtarë dhe këtë pesë nga radhët e gjyqësisë (Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Supreme Administrative), pesë nga rradhët e parlamenti (në mbledhjen e përbashkët të të dy dhomave) dhe pesë të cilët i emëron kryetari i Republikës me iniciativë të veten dhe mandati i tyre është i kufizuar në 12 vjet.

Francë: Këshilli Kushtetues numëron 9 anëtarë, të cilët emërohën me mandat 9 vjeçar dhe këtë: Presidenti i shtetit (tre anëtarë), Kryetari i Kuvendit Popullor (tre anëtarë) dhe kryetari i Senatit (tre anëtarë).