Lajme

Dibër/ 68-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, dyshimet e para (Emri)

Një i moshuar është gjetur i vrarë me armë

Një i moshuar është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në fshatin Shumbat të Dibrës.

Viktima është Xheladin Mandri 68 vjeç. Burime nga policia e Dibrës bëjnë të ditur për mediat se viktima dyshohet të jetë vetëvrarë, vendim i ardhur nga një gjendje e rënduar psikologjike.

Motivi i vetëvrasjes përforcohet për shkak se pranë tij është gjetur edhe një armë. 68-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi.


Etiketa: , ,