Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, takohen Borell dhe Vuçiq

Shefi i Diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka pritur këtë të hënë në takim Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vuçiq është shprehur se ky takim është zhvilluar ballë për ballë me komisionarin evropian.

“Në takim “tete a tete” me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell”, ka shkuar Vuçiq në rrjetin social Instagram.

Sipas raportimeve, besohet se temë diskutimi mes Borrell dhe Vuçiq ka qenë vazhdimi i procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiq paraprakisht është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyuen dhe Komisionarin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Borrell dhe Vuçiq pritet që të kenë një konferencë të përbashkët rreth orës 15:00