Showbiz

‘Dhurata’ e veçantë që përloti Olta Bokën në 30-vjetorin e lindjes, ja kush i dërgoi një mesazh të papritur

Dita e 13 shtatorit shënon një datë të veçantë

Dita e 13 shtatorit shënon një datë të veçantë për Olta Bokën. Këngëtarja festoi 30-vjetorin e lindjes, ndaj edhe e djeshmja nuk ishte për të një ditëlindje e zakontë.



Duke qenë njeriu që kujdeset gjithnjë për të tjerët në çdo ditë të vitit e sidomos për festat, në emisionin “Rudina”, për Oltën u kujdes dikush tjetër që ajo të merrte një urim të veçantë. Vjehrri i saj, një nga njerëzit që ka qenë i angazhuar publikisht në politikë, ish-deputeti Shezai Rrokaj, zgjodhi këtë ditë të veçantë për të folur për herë të parë për marrëdhënien e tij me Oltën, si nusen e tij, me anë të një videomesazhi për të.

“Të përshëndes, të përshëndes me gjithë zemër, por edhe Dita, Livia, të përshëndesin të gjithë njerëzit që ty të duan dhe ti jeton e ndan çastet më të lumtura. Ne jemi krenarë që ti je bërë pjesë e familjes sonë dhe të duam fort, je bërë pjesë e familjes sonë me gjithë autoritetin tënd si një këngëtare shumë e mirë.

Je bërë pjesë e familjes sonë si njeriu më i dashur për djalin tonë, je bërë pjesë e familjes sonë si një nënë, e cila, me thënë të vërtetën, më ka befasuar. Një nënë model, për mënyrën se si ti po e rrit çdo muaj, çdo ditë, Gaian tonë të dashur dhe uroj që të gjitha nënat e reja të ndjekin shembullin tënd. Olta, ne të duam fort, të duam fort sepse ti je pjesë e familjes sonë, tanimë e në këtë 30- vjetor, në kulmin e jetës për këdo që i ka kaluar këto vite, ne të urojmë çdo të mirë, çdo gjë që ty të do zemra dhe je gjithmonë pjesë e zemrës sonë, e familjes sonë të madhe e të vogël bashkë. Urime!”, ishte mesazhi i tij.

E përlotur dhe e prekur, Olta Boka tha se kjo ishte dhurata më e bukur dhe më e papritur për një 30-vjetor. Ajo vijoi duke i kthyer një përgjigje publikisht vjehrrit të saj:

“Babo Shezo, ti je një ndër njerëzit që unë vlerësoj shumë, ti je një ndër ato burra shteti që Shqipëria i ka vlerë të shtuar. Unë jam shumë e lumtur që jam pjesë e familjes suaj, një familje të cilën më të mirë nuk kisha se bëja pjesë dhe të isha nuse e juaja, por realisht unë aty jam ndierë më shumë se sa nuse, kam pasur gjithmonë pothuajse të njëjtin vend si me Livian, Ivin dhe jam shumë falënderuese e mirënjohëse për të gjithë marrëdhënien që ata më kanë ofruar.

Kuptohet që më të mëdhenjtë janë ata që hapin derën dhe janë ata që marrin meritat për një marrëdhënie të shëndetshme. Unë jam shumë e lumtur, kështu që faleminderit Zotit që paskam qenë një vajzë me fat që jam pjesë e familjes së Rrokajve”, – tha ajo.