Lajme

Dhurata e veçantë e Haradinaj-Stubllës për Ambasadoren e Kroacisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla është takuar sot me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Siç njofton MPJ’ja, gjatë këtij takimi është diskutuar për pritshmëritë nga dialogu me Serbinë si dhe perspektiva Euro-Atlantike e Kosovës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

 “Kroacia dhe Kosova ndajnë historinë e hidhur të rrugëtimit për liri dhe pavarësi, të cilin e kemi përjetuar së bashku. Edhe sot, përderisa Kosova po përballet me qasje revizioniste të vuajtjeve dhe historisë së saj, ka shumëçka për të mësuar nga Kroacia si vend dhe popull fitimtar ndaj luftës në Ish-Jugosllavi, tashmë shembulli më i mirë në rajon për integrimin Euro-Atlantik”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Ndërkohë, e para e MPJ’ja i ka dhuruar ambasadores edhe broshën simbolike, e cila përfaqëson kauzën e viktimave seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Pas takimit ajo i dhuroi Ambasadores Barišić broshën simbolike, e cila përfaqëson kauzën e viktimave seksuale gjatë luftës në Kosovë, një padrejtësi e cila i bashkon ende popujt tanë për vendosjen e drejtësisë së munguar”, thuhet në komunikatë.