Maqedoni

Dhuna në Kuvend, Petrushevski i kërkoi falje Zaevit

Kryeministri Zoran Zaev, u paraqit sot në gjykatë në rolin e palës së dëmtuar ku u përball me të akuzuarin Ilija Petrusevski, për dhunë brutale, më 27 prill dy vjet më parë. Petrushevski i kërkoi falje kryeministrit. Ai i tha atij se ishte i manipuluar atë natë, por se nuk kishte marrë pjesë në dhunën në Kuvend. Petrushevski është i punësuar në burgun Idrizov dhe kjo nuk është hera e tij e parë që të përballet me ligjin. Ai më parë është dënuar për shkaktimin e dëmit të rëndë trupor, në një mosmarrëveshje familjare.

Unë pres që të funksionojë vetëm një sistem i drejtësisë, ta dërgojë mesazhin, për të mos u përsëritur vepra, as për të motivuar ndonjë nga qytetarët, që të bëjnë një vepër të tillë, siç ndodhi në dhunën e 27 Prillit- deklaroi Zoran Zaev.

Kërkim falja do të thotë, fakti që klienti im ishte joshur nga struktura të caktuara në atë kohë, dhe me të vërtetë është shfaqur në Parlament, por kërkim falja është pse ishte prezent ose ka qenë bashkëpjesëmarrës, në një situatë të tillë, të cilën as që e kishte imagjinuar, e as që mund ta kishte imagjinuar- tha Ljupço Veselinovski, avokat i Ilija Petrushevskit.

Loading…