Maqedoni

Dhjetë të ndaluar gjatë kontrolleve në shtatë objekte hotelierike në Shkup

Dhjetë persona janë arrestuar mbrëmë dhe sot prej orës 23:00 deri në orën 04:00 në kuadër të operacionit të SPB Shkup, Drejtorisë së Ardhurave Publike, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës në të cilin ishte kryer kontroll në shtatë objekte hotelierike në Shkup.

Gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve janë ndaluar D.V. (42) nga Shkupi për shkak të vërtetimit të identitetit, V.G. (32) nga Shkupi, për shkak se kishte poshtëruar një nëpunës policie gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, J.J. për shkak të shkeljes së bërë sipas nenit 80 nga Ligji për Armë dhe shtatë minorenë për shkak të pranisë së tyre në objekte hotelierike jashtë periudhës së lejuar me ligj.

Nga ana e nëpunësve të policisë është konstatuar shkelje sipas nenit 21 “i cili mundëson prani të minorenëve në objekt hotelierik më vonë se orës 24:00”, shkelje sipas nenit 75 të Ligjit për Sigurim Privat dhe katër shkelje nga Ligji për Mbrojtje nga Pirja e Duhanit. Në një objekt hotelierik ishin gjetur qese me mariuhanë, qese me materie të fortë me ngjyrë të bardhë dhe tableta, përderisa në hapësirat zyrtare të objektit hotelierik gjithashtu ishin gjetur qese me mariuhanë dhe qese me materie të pluhurit, për çka pas dokumentimit të plotë do të ngriten akuza adekuate.

Nga ana e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës janë konstatuar shumë parregullsi në punën e pesë objekteve hotelierike edhe atë: parregullsi në qarkullim ditor, kryerje të paregjistruar të veprimtarisë, udhëheqje jo të rregullt dhe jo ligjore të evidencës zyrtare.  Inspektorët e DAP-it, ISHT-së dhe ISHP-së në mënyrë shtesë kishin konstatuar edhe dy shkelje sipas nenit 3 sipas Ligjit për Mbrojtje nga Pirja e Duhanit.  

Loading…