Ka nisur me tensione mbledhja e sotme në Komisionin e Medias, ku drejtuesja Fatjona Dhimitri ka braktisur mbledhjen, për shkak se nuk njeh Skënder Gjinushin si kryetar të Akademisë së Shkencave.
Në komisionin e medias po diskutohej lidhur me buxhetin e Akademisë së Shkencave, ku ishte i ftuar dhe Skënder Gjinushi.
“Unë refuzoj që të ulem në një tavolinë me ju, ju nuk jeni i dekretuar”, u shpreh Dhimitri dhe më pas braktisi drejtimin e mbledhjes.
Lëvizja e saj nuk është pritur aspak mirë nga kolegu socialist Besnik Bare.
Etiketa: fatjona dhimitri, Komisioni i Medias, Skënder Gjinushi