Showbiz

Dhimbje në familjen e John Legend, çifti humb fëmijën

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti e saj John Lege

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti e saj John Legend po kalojnë ditë të vështira. Modelja e humbi fëmijën e saj, pasi kishte bërë publike në rrjetet social problemet që kishte në shtatzëni.“Duke shkuar në shtëpi pa fëmijë. Si mund të jetë e vërtetë kjo,” shkruan ajo në Tëitter.





Reklamo bizensin tuaj ketu

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Nuk qemë në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit lëngjet e nevojshme që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte. Ne nuk i kemi vendosur kurrë emrat e fëmijëve deri në momentin që kanë ardhur në jetë.

Por, për disa arsye, kishim nisur ta quanim djalin tonë të vogël Jack. Kështu ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack u mundua kaq shumë që të ishte pjesë e familjes sonë dhe do të jetë, përgjithmonë. Për Jack-un tonë të vogël – më vjen keq që në momentet e para të jetës tënde u takuam me kaq shumë probleme, sa që nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë.” , shkruan modelja  në llogarinë e saj në Tëitter.