Lajme

Dhëndrri i Vlora Çitakut ka dorëzuar kërkesën për lirimin e tij nga misioni diplomatik

Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesë për lirimin e tij nga pozita që ai mbanë.

Ai përmes një postimi në Facbook, tha se kërkesën për lirimin e tij nga pozita e ambasadorit e ka bërë në muajin shtator.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Cana ka shtuar se ishte nder i veçantë të shërbej si ambasador i Kosovës në Bullgari.

Cana në këtë pozitë është emëruar me 1 janar të vitit 2013.

Edon Cana ka lidhje familjare edhe me ambasadoren e Kosovës në ShBA ,Vlora Çitakun. Ai është i martuar me motrën e Vlora Çitakut.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Në muajin Shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari!

Së shpejti do të përfundoj misionin tim.

Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës ne Bullgari.