Lajme

Devoll/ E përplasi makina, ndërron jetë në spital 75-vjeçarja

75-vjeçarja e cila u aksidentua nga një 36-vjeçar mesditën e sotme në Devoll, mësohet se ka ndërruar jetë në spital këtë pasdite. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara po kalonte rrugën kur u aksidentua nga V.H. Burime nga policia bëjnë me dije se 36-vjeçari, banues në Sul, është arrestuar në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Devoll

Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEXO EDHE: 

E përplas makina, gruaja e moshuar në gjendje të rëndë


Etiketa: , , ,