Lajme

Detyrim në prostitucion, ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur akt

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë të hënën e 19 prillit ndaj dy personave për mundësim ose detyrim në prostitucion ndaj një gruaje, njofton Insajderi.

“Sipas aktakuzës, gjatë muajit Korrik të vitit 2020, në Komunën e Gjakovës, të pandehurit D.M., dhe N.B., në bashkëveprim organizojnë dhe mbajnë personin tjetër me qëllim të mundësimit të prostitucionit, të dëmtuarën L.B., ku e njëjta kohë më parë ishte në lidhje dashurie me të pandehurin D.M”, thuhet në njoftim e kësaj prokurorie.

Po ashtu, theksohet se sipas marrëveshjes, dy të pandehurit, i kishin siguruar klientët, të cilët i paguanin të njëjtit me të holla, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të dëmtuarën, në një nga hotelet në Gjakovë.

“Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion në bashkëkryerje”. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që të pandehurit, D.M., dhe N.B., të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cilat iu vihet në barrë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë. Insajderi.com