Lajme Shqipëri

Detaje të reja: Lulzim Basha mblodhi prova të krimeve të luftës së UÇK’së më 1999 në Kukës

Milaim Bellanica, njeriu kyç, i cili filmoi masakrën e Krushës së Madhe, në prillin e vitit 1999 është filmuar nga kamerat e agjencisë amerikane Associated Press, duke tentuar të hyjë në ambientet e prokurorisë së Kukësit. Por kë donte të takonte Milaim Bellanica brenda kësaj prokurorie?

Bashkim Shala është një prej gazetarëve të njohur kuksianë që e raportoi eksodin biblik të shqiptarëve të Kosovës dhe ka shkruar librin “Kronikë Lufte e Qytetit pa Luftë. ”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Fati deshi që në krizën e Kosovës të vitit 99 të ishim në vendin dhe kohën e duhur. Ishin kohë të vështira dhe tragjike që ne i raportonim ditë përditë. Madje shumë gjëra i anashkalonim, nuk bënin lajm. Kur shkonim në prefekturën e Kukësit, në katin e dytë te zyra e informacionit për të takuar zëdhënësin, atu kemi gjetur dy persona. Një person ishte një djalë i ri dhe një tjetër ishte person me ngjyrë. Jemi prezantuar me ta dhe njëri prej tyre rezulton se paska qenë lideri i sotëm i opozitës, Lulzim Basha. Atëherë nuk e dija. Ishte një djalë i ri që na prezantoi edhe me kolegun e tij. Na tha se ky është nga Afrika e Jugut”, shprehet Shala.

Muhamed Veliu: Në çfarë kapacitetesh ishte zoti Basha në atë zyrë. Për kë punonte?

Bashkim Shala: Basha me kolegun e tij punonin për Tribunalin e Luftës në ish-Jugosllavi. Pastaj janë vendosur në një zyrë pranë prokurorisë së shkallës së parë të Kukësit në katin e tretë. Unë nga që e dija për misionin e tyre që kishin, dëshmitë që i mblidhja për shtyp dhe ato që më dukeshin më pikante ia jepja ia rekomandoja për në këtë zyrë.

Muhamed Veliu: Këta njerëz që i rekomandonit janë pritur janë intervistuar nga ky grup i tribunalit?

Bashkim Shala: Unë nuk kam komunikuar më me ta nga që ishte një periudhë shumë intensive. Pavarësisht se ne në shtyp e kryenim misionin tonë mirë ishte që dëshmitë të dokumentoheshin.

Muhamed Veliu: Ky ekip i tribunalit çfarë roli kishte?

Bashkim Shala: Unë them që kishte rol fakt-mbledhës për krime.

Ndërsa për Milaim Bellanicën, i cili po përçmohet e sulmohet për ta diskredituar përse përmend emrin e Lulzim Bashës, Bashkim Shala thotë:

“Ai ka bërë një punë jashtëzakonisht ka bërë një sakrificë dhe ai duhet vlerësuar gjithsesi . Ndaj tij nuk duhen ngritur tymnaja ai duhet vlerësuar për punën që ka bërë. Milaim Bellanica të paktën nga pohimet e tij në mediat vizive më është dukur i sinqertë shumë i sinqertë”.

Muhamed Veliu: Sipas jush çfarë vlere ka kjo kasetë?

Bashkim Shala: Ka vlera të pazëvendësueshme. Tetë vjet pas masakrës më 28 prill një mision faktmbledhës i Kombeve të Bashkuara erdhi në Kosovë. Ishin të interesuar për masakrën e Krushës së Vogël. Masakra tregohej me dëshmitarë. Po të ishte masakra e dokumentuar me filmime do ishte një mrekulli.