Lajme

Detaje/ Fabrika e Kralit u dogj për herë të tretë, dyshimet (VIDEO)

               Publikuar në : 20:56 &#821

               Publikuar në : 20:56 – 16/01/20 |

mapo.al

Një fabrikë dyshekësh u përfshi nga flakët në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë rreth orës 19:10. Fabrika ndodhet në pronësi të babit të kryetarit të bashkisë, Redjan Krali, Gjergji Kralit. Burime për Mapo.al bëjnë me dijeni  se kjo nuk është hera e parë që fabrika përfshihet nga flakët. Kjo fabrikë është përfshirë nga flakët dhe dy herë të tjera, pra 3 herë.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental, por nuk përjashtohet mundësia e një ‘sulmi’ ndaj Kralit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Kavajë/ Digjet fabrika e babait të kryebashkiakut të Kavajës (FOTO)

Mapo siguron pamjet/ Momenti kur digjet fabrika e babait të kryebashkiakut të Kavajës


Etiketa: , ,