Lajme

Detaje ekskluzive për vrasjen në Viti, i dyshuari dhe viktima fillimisht konsumuan alkool më pas eskaloi situata

Xhon Stoshiq dhe Ardian Rexhepi kishin konsumuar alkool në një market në Binçë të Vitisë pak kohë para se të niste konflikti mes tyre, i cili përfundoi me vdekjen e Stoshiq 52 vjeçar, pasi u godit me grusht në kokë nga Rexhepi. Kjo është bërë e ditur në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, kundër të dyshuarit, të cilën e posedon.

Prokuroria pretendon se atë ditë viktima dhe i dyshuari konsumuan pije alkoolike në një tavolinë të përbashkët dhe pasi dalin jashtë Ardian Rexhepi e godet me grusht në kokë Xhon Stoshiq, i cili nga goditja rrëzohet në tokë ku i shkaktohen lëndime të rënda trupore, i cili për shkak të natyrës së lëndimeve, detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Viti, pastaj në Emergjencën e Spitalit regjional në Gjilan, mirëpo për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, dërgohet në QKUK në Prishtinë, aty edhe operohet por gjendja e tij shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Si pasojë e lëndimeve të marra, 52 vjeçari ndërron jetë një javë pas qëndrimit në QKUK.

Foto, viktima: Xhon Stoshiq
Foto, i dyshuari: Ardian Rexhepi

Liridona Xheladini, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Gjilan, tha se fillimisht rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor” dhe ndaj të dyshuarit ishte paraqitur kërkesa për paraburgim një ditë pas përleshjes fizike. I njëjti aktualisht ndodhet nën masën e paraburgimit.

“I dyshuari A.R., sipas kërkesës së Prokurorisë gjendet në masën e paraburgimit. Kërkesa është paraqitur me datën 08.11.2020, ndaj të njëjtit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa viktima Xh.S., ka ndërruar jetë dje, trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Xheladini.

Ndërsa pas vdekjes së 52 vjeçarit policia njoftoi se rasti është hapur si “vrasje”.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në orën 13:00 në varrezat e fshatit Binçë.