Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditur, por raportohet se janë nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia bën me dije se, si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe një shtyllë tensioni, e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor. Grupi Hetimor dhe Policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detaje mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur 2 automjete.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.
Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punen për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Etiketa: aksident, automjete, dy te plagosur, Tiranë-Durrës