Lajme

Derisa po flinte, hajni kapi për fyti gjakovaren

Hajni i hyri në dhomë dhe e kapi për fyti, kjo

Hajni i hyri në dhomë dhe e kapi për fyti, kjo ngjarje i ka ndodhur një gruaje nga Gjakova.

Mëngjesin e së martës gruaja është përballur me hajnin, i cili ia vodhi 4 euro dhe një telefon me vlerë 50 euro

Lajmi është konformuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

I dyshuari është arrestuar, ishte me përkatësi ashkalinje, 20 vjçar.

“Në prezencën e avokatit ka pranuar ne tërësi veprën me të cilën akuzohej. Gjërat e grabitura si dhe kapela me te cilën dyshohet se është kryer vepra janë konfiskuar nga ana e policisë”, ka thënë Gjurkaj.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, departamenti i krimeve te renda, dhe me urdhër, i dyshuari ndalohet në qendrën e ndalimit”. /Insajderi.com